Ҫfarë po ndodh? Albin Kurti mbledh kryesinë e VV-së një ditë para seancës

Një ditë para seancës, Albin Kurti ka mbledhur kryesinë e Vetëvendosjes.

Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë.

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosjes është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.

Gjithashtu, siç raporton televizioni, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.