2 të vdekur dhe 75 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Janë bërë publike shifrat e fundit të koronavirusit në Mal të Zi.

Në Mal të Zi dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 75 raste të reja.

Instituti i Shëndetësisë në Mal të Zi ka njoftuar se më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në Nikshiq, 24, ndërsa në Podgoricë 19. Në Ulqin janë regjistruar tri raste e në Plavë një rast.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur një 36-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

Në total në Mal të Zi kanë vdekur 77 persona si pasojë e Covid-19. E janë regjistruar në total 4035 raste.