5 simptoma digjestive të cilat e tregojnë koronavirusin edhe para shfaqjes së kollës dhe temperaturës

Virusi COVID-19 po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Simptoma më e shpeshtë e tretjes ka qenë humbja e apetitit.

Fjala është për këto probleme digjestive: të vjellat, krupa, humbja e apetitit, diarreja ose dhembjet dhe probleme me stomakun, thekson trupi shëndetësor Harvard Health.

– Këto simptoma mund të fillojnë edhe para simptomave të tjera – theksojnë ata. Çfarë tregojnë provat?

Kohë më parë hulumtuesit e Universitetit Stanford kanë zbuluar që, një e treta e pacientëve te të cilët ka qenë e shfaqur forma e butë e koronavirusit, ka pasur simptoma të tretjes, shkruan Telegrafi.

Studimi tjetër i bërë në Pekin ka zbuluar që në gjithë botën ka pasur nga 3 deri në 79 për qind njerëz të infektuar me koronavirus, të cilët kanë zhvilluar simptoma të tretjes.

Një hulumtim i publikuar në revistën American Journal of Gastroenterology ka vëzhguar 206 pacientë me forma të buta të virusit.

Ekspertët kanë zbuluar që 48 prej tyre kanë pasur vetëm simptoma të tretjes, derisa 69 e tyre kanë pasur simptoma të tretjes dhe respiratore.

Hulumtuesit nga Pekini thonë që të vjella të shpeshta nuk ka pasur te fëmijët me infeksion me koronavirus sesa te të rriturit.

Kanë zbuluar që simptoma të të vjellave ka nga 3 deri në 16 për qind te të rriturit, në krahasim me fëmijët – te ata shpeshtësia ka qenë nga 6 deri në 66 për qind të rasteve.

Simptoma më e shpeshtë e tretjes ka qenë humbja e apetitit, të cilin e kanë përjetuar nga 40 deri në 50 për qind të të sëmurëve, thekson studimi nga Pekini.