A do të jetë AKR pjesë e Qeverisë Hoti, flet anëtari i LDK-së

Së shpejti pritet të formohet Qeveria e re.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti për të mërkurën në orën 11:00.

Në një konferencë për media, Gashi ka thënë që nuk e di nëse AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nuk e di ka mundësi, nuk jam marrë unë me këtë çështje, ndoshta do të jenë, ndoshta jo”, është shprehur Gashi.

Ndryshe, nesër LDK’ja pritet që të mblidhet për të vendosur për emrat e ministrave.