A po rrezikohet Kosova nga sëmundja e shpezëve?

Sëmundja e shpezëve ende nuk e ka prekur Kosovën.

Sëmundja e shpezëve e cila ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, Neë Castle, apo murtaja atipike e shpezëve, nuk ka prekur ende Kosovën.
Kështu kanë bërë të ditur për Express nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it, ka thënë për Express se momentalisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje të shpezëve.

“AUV bën vetëm monitorimi pasiv të kësaj sëmundje kur kemi probleme shëndetësore apo dyshime për prezencën e Neë Castle në ferma atëherë merren mostrat për analiza laboratorike në këtë sëmundje, tani për momentin Kosova është e lirë nga sëmundja Neë Castle”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi tha se kjo sëmundje e shpezëve ka qenë e përhapur në Kosovë gjatë vitit 2003.

“Kjo sëmundje për herë të fundit ka qenë prezente në Kosovë në vitin 2003, në komunën e Gjakovës. Nga kjo kohë për disa vite kemi aplikuar fushata të vaksinimit kundër kësaj sëmundje dhe nga ajo kohë nuk e kemi pasur asnjë rast pozitiv në ketë sëmundje. AUV e ka obligim dhe përcjell në vazhdimësi situatën në lidhje me prezencën e kësaj sëmundje në shtetet ku paraqitet sëmundja”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se në kjo sëmundje e shpezëve ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut. Për këtë shkak, Kosova ka ndaluar importin nga ky shtet.

“Sipas Ligjit të Veterinarisë 21/2004, AUV është e obliguar që të bëjë ndalesën e importit nga shtetet e infektuara me sëmundje të kafshëve ose shpezëve, sipas programit të parë të sëmundjeve infektive të dala nga ky ligj. AUV nga 13.05.2020, ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës se përkohshme, për shpezë dhe produkte nën-produkte të shpezëve për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Thaçi.

Thaçi tha se AUV ka bërë regjistrimin e të gjitha fermave të shportarisë në Kosovë, ku të gjitha janë të pajisura me kodin apo numrin e fermës, numër ky i cili vendoset edhe në vezë përmes vulosjes së tyre.