Afrona me model të ri të flokëve, po duket fantastike

Këngëtari i mirënjohur, Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij, modelja Afrona Dika janë ndër çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Meqenëse, Blero dhe Afrona kanë numër të madh të fansave, ata po tregohen mjaft aktiv në rrjete sociale, ku po publikojnë pamje nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, bukuroshja e Bleros ka publikuar në instagram dy imazhe, në të cilat duket mjaft bukur. Me flokë të lëshuara dhe e grimuar leht, Afrona duket mjaft bukur në imazhet e fundit.

Në fotot e publikuara për 221 mijë ndjekësit e saj, Afrona ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.
Blero dhe Afrona janë martuar në vitin e kaluar.

Çifti për ditën e tyre më të rëndësishme kanë organizuar ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin.