Avdullah Hoti tregon emrat e ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Tashmë janë mësuar emrat e ministrave të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar emrat e ministrave në qeverinë Hoti e cila pritet të votohet nesër në ora 11:00.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti sot pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së ka treguar emrat e ministrave nga kjo parti.

”Emrat janë këta: Driton Selmanaj, zv.kryeministër. Hykmete Bajrami, ministre e financave, Besian Mustafa , ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi , ministre e Kulturës, Anton Quni, ministër Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.”