Betohet kabineti i ri qeverisës, Hoti thotë do të punojë për qytetarët

Kabineti i ri qeverisës ka dhënë betimin.

Qeveria e re në krye me Hotin e cila mori 61 vota, pas votimit, të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës dhanë betimin.

Kryeministri Avdullah Hoti, para deputetëve tha se bashkë me partnerët e koalicionit do t’i shërbejnë qytetarëve.

“Do t’i shërbejmë popullit në këtë kohë pandemie, do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, u shpreh Hoti.