Bilanc i tmerrshëm: Për 22 ditë, 240 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Për 22 ditë, 240 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Ka shkuar në 467 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Kosova edhe më tutje vazhdon të përballet me numrin e madh të viktimave nga koronavirusi.

Që nga muaji mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më tani janë infektuar 12 mijë e 448 persona, ku 467 prej tyre kanë ndërruar jetë, përfshirë këtu edhe 10 viktimat e 24 orëve të fundit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi është regjistruar në muajin gusht.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, vetëm për 22 ditë, pra që nga 1 gushti e deri më sot (23 gusht), në vendin tonë kanë vdekur 240 persona të cilët ishin të prekur nga koronavirusi, shkruan më tutje lajmi.net.

Në raportet e IKSHPK-së, shihet se dita e 6 gushtit ka qenë më e kobshmja për vendin tonë, pasi që në këtë ditë ishin regjistruar 16 viktima brenda 24 orëve.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, aktualisht në tërë Kosovën janë 8 mijë e 505 persona që janë shëruar nga koronavirusi, kurse vazhdojnë të jenë aktive edhe 3 mijë e 476 raste