Cristiano kërkon nga Pirlo ta blejë këtë lojtar

Cristiano kërkon nga Pirlo ta blejë Benzeman.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit dhe trajneri,
Andrea Pirlo, që ta transferojnë Karim Benzeman, ish shokun te Real Madridi për nëntë sezone me radhë.
Edhe pse ka shumë spekulime për CR7, një numër i tyre e lidhin me PSG-në, Ronaldo duket se s’do të lëvizë nga Torino.

Pas eliminimit nga Champions, ai ishte i nervozuar, por beson se me ardhjen e Andrea Pirlos do të bëhen disa investime dhe Benzema shpreson të jetë një prej tyre.

Francezi ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe marrëdhënie të shkëlqyer me Zinedine Zidane dhe Florentino Perez, kështu që duket e pamundur që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.