Dasmat në kohën e koronavirusit, çifti vendos të martohet me një befasi

Dasmat e koronavirus, çifti vendos të martohet me një befasi.

Daphne Goujon, 25 vjeçe dhe partneri i saj, Chris, 35, të dy nga Orlando, u trishtuan jashtë mase kur mësuan se dasma e tyre e planifikuar në ambient të jashtëm në Florida, nuk mund të mbahej në prill, ashtu siç ishte parashikuar.

Për shkak të izolimit nga pandemia, ata nuk do të mund të udhëtonin, por kjo s’mund t’i ndalonte të martoheshin. Vërtet nuk mund të bënin dasmën e ëndrrave, por gjetën një mënyrë për të vazhduar me planin e tyre, duke u martuar në Facebook Live.

Ceremoninë e realizuan në shtëpi dhe u ndoqën live nga 250 “të ftuar”, që ishin familjarë dhe miq të tyre.

Daphne tha për Daily Mail se martesa ishte shumë më e rëndësishme për të sesa dasma. Ajo shtoi se ndihej nervoze gjithë ditën dhe se ceremonia, pavarësisht rrethanave, ishte shumë speciale për të.

Daphne i bëri vetë flokët dhe grimin, ndërkohë që dy miq ndihmuan me filmimet. Dasma u bë pak ditë para masave të rrepta të izolimit dhe çifti mundi ta merrte edhe cerifikatën e martesës.

Tani Daphne dhe Chris shpresojnë vetëm që të mund të shkojnë në Bahamas për muajin e mjaltit të planifikuar në shtator.