Deputeti i LDK-së tregon a do ta votojë Qeverinë Hoti

Të mërkurën pritet që Kuvendi të mblidhet për ta votuar qeverinë e re të drejtuar nga LDK.

Deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti ditën që do të del për votim në Kuvend.

Rexhepi në “Debat Plus” ka thënë se e ka obligim kushtetues të jetë prezentë në parlament ditën që do të votohet qeveria.

“Në Kuvend do të shohim si do të shkojnë zhvillimet politike. Atje do të merremi vesh me grupin parlamentar. Gjithçka është në interes të vendit dhe në të mirën e vendit. Do të shohim cila është zgjidhja më e mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se ai ka vendosur në mendjen e tij, por që thotë se në këtë moment nuk mund ta ndajë me publikun.

“Unë e kam votuar Qeverinë Kurti. Kjo është shumë më e rëndësishme dhe nuk duhet ta harrojë askush. Kemi lobuar në kuadër të rezultateve të 6 tetorit. Tani janë rrethana të reja pas vendimit të Gjykatës kushtetuese”.

Rexhepi thotë se do t’i përgjigjet vendit e parlamentit siç do at kërkojë situata.