Duda Balje tregon nëse do ta votojë Qeverinë Hoti

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve.

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë.

Ajo për klankosova.tv tha se beson që kjo qeveri do të jetë më përkrahëse për komunitetin boshnjak, prandaj edhe ka marrë një vendim të tillë si deputete e pavarur,

“Mendoj që Hoti është më transparent dhe ka më shumë vullnet për të bashkëpunuar me ne. Unë kam qenë përfaqësuese në hartimin e programit qeverisës për problemet e boshnakëve dhe kam përfshirë programin tonë”.

Qeveria Hoti pati llogaritur edhe në gjashtë votat e Grupit Parlamentar 6+, por deputetja Zikrete Aliti ka dhënë dorëheqje dhe ende nuk dihet nëse do ta jep votën e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar Arben Gashi sot gjatë ditës tha se i kanë 64 vota të sigurta për nesër.

Klan Kosova dje ka siguruar edhe listën e deputetëve nënshkrues për thirrjen e seancës.