Edhe rreth 10 milionë euro ekzekutohen pagesa për 53,248 përfitues të pakos emergjente

Ekzekutohen edhe rreth 10 milionë euro pagesa për 53,248 përfitues të pakos emergjente.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro për qytetarët.

Bajrami ka shkruar në Facebook se 53 mijë e 248 qytetarë kanë përfituar nga ekzekutimi i pjesës së dytë me nga 170 euro.

“Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €. Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8”, ka shkruar Bajrami.