Federata italiane merr vendim të rëndësishëm për tifozët e Serie A

Italia vendos t’i rihapë stadiumet për tifozë më 3 tetor.

Federata e Futbollit e Italisë, FIGC, dhe liga elitare italiane, Serie A, janë duke punuar për t’i rihapur stadiumet për tifozë nga rrethi i tretë i sezonit të ri 2020/21.

Mediat italiane raportojnë se FIGC dhe Lega Serie A po përpiqen t’i rikthejnë tifozët në stadiume në fillim të muajit tetor. Rihapja e stadiumeve nga xhiroja e tretë pritet të bëhen e pjesshme.

Një e treta e kapacitetit të stadiumit pritet të jetë e hapur për publikun, në bazë të protokolleve të propozuara nga Lega Serie A më 10 korrik.

Sipas Il Corriere dello Sport, dokumenti i prezantuar muajin e kaluar nuk ishte marrë parasysh nga shkencëtarët por se FIGC ende shpreson t’i hapë pjesërisht dyert e stadiumeve nga 3 dhe 4 tetori, kur do të luhen ndeshjet e javës së tretë.

Ky vendim do t’i konvenonte edhe Kombëtares së Italisë, e cila luan ndeshje miqësore më 7 dhe 15 tetor.