Fjalët e para të Hotit si kryeministër: Do t’i dalim zot këtij vendi, do të punojmë edhe me opozitën

Pas votimit të qeverisë së tij, Avdullah Hoti ka folur para mediave.

Avdullah Hoti për herë të parë doli para mediave në cilësinë e kryeministrit të Kosovës i kënaqur nga marrëveshja që ka arritur me partnerët e koalicionit.

“Sot ishte një seancë e mirë në Kuvend e organizuar mirë dhe në përputhje me Kushtetutën. Jam shumë i kënaqur që pas një muaji pune me partnerët kemi bërë një program për nevojat emergjente që i ka Kosova”.

“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e menjëhershme. Kuvendi do të ketë punë qysh me fillim. Kam dhënë zotimet para deputetëve dhe qytetarëve për ndërrimin e diskursit publik. Jam i vetëdijshëm dhe i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar edhe me opozitën jemi bërë pjesë e të gjitha proceseve të rëndësishme. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”.

Hoti nuk pranoi të fliste për koalicionin që lidhi me Listën Serbe.