Gjatë këtij viti, gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës

Gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë këtij viti.

Dy punëtorë kanë humbur jetën në minierën e Artanës sot derisa ishin duke punuar.

Rasti tragjik ndodhi si pasojë e rrëshqitjes së dheut rreth 600 metra thellësi nga dera e hyrjes së minierës.

Këto dy raste çojnë në 6 numrin e punëtorëve në Kosovë, që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Kosovës, Avni Ajdini ka thënë për lajmi.net, se gjatë këtij viti 6 punëtor kanë humbur jetën në venin e punës.

“Në gjithë Kosovën gjatë këtij vitin kanë humbur jetën 6 punëtorë, me këto dy rastet e fundit që ndodhën sot.”, ka thënë Ajdini

Ndërsa, vitin e kaluar janë 12 persona që kanë humbur jetë.

Numri më i madh i viktimave në vendin e punë është shënuar gjatë viti 2018, ku kanë humbur jetën gjithsej 22 punëtorë.

Punëtorët që humbën jetën sot në minierën e Artanës janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.

Kujtojmë se ekzistojnë probleme të shumta që ballafaqohem punëtorët në vendin e punës, duke filluar nga sigurimi shëndetësor, kontratat e punës, mungesa e sigurisë në vendin e punë.

Është vlerësuar se një nga sektorët që kanë pasur më së shumti punëtorë të vdekur ka qenë sektori i ndërtimtarisë.

Sipas statistikave, në pesë vjetët e fundit në Kosovë mbi rreth 100 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.