Haradinaj i bindur: Washingtoni s’ka marrëveshje të keqe

Fiton Kosova pas takimit të shtatorit? Haradinaj: Washingtoni s’ka marrëveshje të keqe.

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka një kërkesë për ekipin e dialogut duke kërkuar që “Kosova të shkojë me kërkesën e qartë për njohje”.

Nëse do të fitojë Kosova pas takimit të shtatorit në Washington, Haradinaj e sheh si një “…hap përpara për Kosovën…”. Vet fakti që Kosova është e ftuar në Washington sipas tij kjo “nuk është pak” – shprehet për “Indeks-Intervist” Ramush Haradinaj.

“S’ka Washingtoni marrëveshje të keqe, ne mund të bëjmë gabime si Kosovë, si në të kaluarën, por s’kemi arsye të shqetësohemi nga Washingtoni” ka deklaruar kryetari i AAK-së dhe kandidati nga kjo parti për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës.