Haziri: Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv apo shtëpiak

10 raste të reja me Covid-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes.

10 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar këtë të diel në komunën e Gjilanit. Po sot 10 të tjerë janë shëruar. Njoftimi u bë nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin.

“Dita164. I kemi 10 raste të reja pozitive me COVID19, por 10 të shëruar”, shkroi Haziri në Facebook.

“Lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për testim në Gjilan”, shton ai.

“Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete!”, vijoi ai.