Hoxha i PDK-së: Të gjithë vendosën vija të kuqe për PDK-në, tash oferta nga të gjithë.

Deputeti i PDK’së: Të gjithë vendosën vija të kuqe për PDK’në, tash oferta nga të gjithë.

Deputeti i PDK’së Sejdi Hoxha thotë se kjo parti po merr oferta nga të gjitha partitë politike, përfshirë ato që dikur thoshin se për partinë e udhëhequr nga Kadri Veseli kanë “vija të kuqe”. Sipas tij, qeverisja më e mirë ishte në kohën e PDK’së derisa ka kritika për qeveritë me udhëheqës nga partitë tjera.

Fjalë të mira s’ka as për qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Koalicioni aktual qeverisës i ndërtuar nga LDK, AAK, NISMA nuk po ka energji dhe guxim ta udhëheq vendin, ata më tepër po merren me çështje të egove personale se sa me brengat e qytetarëve’, shkroi Sejdiu në Facebook.

Ai është i bindur se “pa nuk bënë pa PDK’në” derisa kujton thirrjet e VV’së për bashkëpunim në rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Tash kemi një situatë interesante LVV na bënë thirrje për bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë, derisa partitë e tjera na ftojnë në qeveri, krejt kjo dëshmon që nuk bënë pa PDK-në”.

Shkrimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Duke qenë të vetëdijshëm për punët e mira që ka bërë PDK për vendin, si dhe duke e ditur fuqinë politike që ka kjo Parti, partitë e tjera në kohë fushate nëpër studio televizive hidhnin akuza nga më të ndryshmet dhe vendosnin vija të kuqe për bashkëpunim.

Normalisht që edhe ne kishim disa lëshime në qeverisje, por ata u mundonin që t’i shfrytëzonin këto lëshime të vogla dhe ta humbin fokusin nga punët e mëdha që ka bërë PDK në shtet ndërtim, Infrastrukturë rrugore, ndërtim të shkollave, rritje pagash për të gjitha kategoritë e shumë e shumë të arritura të tjera.

Tani i provuam të gjitha partitë, Qeveria Kurti doli të jetë një nga qeveritë më të dështuara, LVV dhe LDK ndërtuan koalicionin e ‘’ shpresës’’. Zyrtarët i LDK-së flisnin me ëndje për koalicionin me LVV-në, bile deklaronin publikisht që koalicioni i ‘’shpresës’’ do të jetë 4 plus 4 vite, por realiteti doli të jetë ndryshe bashkëpunimi nuk zgjati as 4 muaj, shpresa e proklamuar u kthye në zhgënjim për qytetarët, ky koalicion u vet dorëzua para sfidave në kohën kur qytetaret kishin më së shumti nevojë për dorën e shtetit.

Koalicioni aktual qeverisës i ndërtuar nga LDK, AAK, NISMA nuk po ka energji dhe guxim ta udhëheq vendin, ata më tepër po merren me çështje të egove personale se sa me brengat e qytetarëve.

Tash kemi një situatë interesante LVV na bënë thirrje për bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë, derisa partitë e tjera na ftojnë në qeveri, krejt kjo dëshmon që nuk bënë pa PDK-në.