I dështon transferimi i Sanchos, Man Utd vihet kah ylli i Juventus

Manchester United ka vënë në radar Douglas Costan.

Manchester United do të bëjë të pamundurën për të përforcuar krahët e sulmit dhe në listën e dëshirave ka disa emra.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sky Sports’, Manchester United ka kthyer vëmendjen kah Douglas Costa.

Dëshira primare e ‘Djajve të kuq’ është Jadon Sancho, por kartoni i tij duket i paprekshëm këtë verë.

Kështu, United kanë parë si alternativë yllin brazilian të Juventus, Douglas Costa.

Costa do të jetë në dispozicion për një shifër shumë më të ulët sesa Jadon.

Mbetet të shihet nëse United do të mbyll më shpejtë marrëveshjen me anësorin brazilian.