IKSHPK me njoftim të rëndësishëm për nxënësitë: Maska gjatë gjithë kohës

IKSHPK njofton për rregullat se si do të mbahet procesi mësimor: Maska gjatë gjithë kohës.

Më 1 shtator nxënësit pritet t’i kthehen procesit mësimor në banka, për të vijuar mësimin.

E, në këtë kohë pandemie, janë menduar edhe disa masa në formë rregullash, se si do të zhvillohet mbarëvajtja e mësimit.

IKSHPK në mënyrë ilustrative dhe disa mbishkrime, tregon se si do të nis më 1 shtator mësimi dhe rregullat që duhet ndjekur si nxënësit ashtu edhe personeli.

Çdo nxënës thuhet se duhet të ketë maskë dhe ta mbajë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë.

Maska duhet të sigurohet nga vet nxënësi, por DKA/shkollat duhet të sigurojnë një fond rezervë për furnizimin me maska.

Prindërit duhet t’i informojnë fëmijët e tyre rreth bartjes së maskave dhe higjineës.

Personi që ka simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi, pa marrë parasysh nësë është nxënës apo nga personeli i shkollës.

Duhe të respektohet edhe distanca prej 1.5 metra.

Këto janë të gjitha rregullat: