Isa Mustafa nuk është në Kuvend, po e ndjek seancën nga banesa e djalit të tij

Isa Mustafa po e ndjek seancën e Kuvendit nga banesa e djalit të tij.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit – ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti – nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.

Edhe pas insistimit të Klan Kosovës, Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.

Mirëpo, i pari i LDK-së pritet të japë një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën pas përfundimit të seancës ku pritet të votohet qeveria e re.