Italia regjistron 119 viktima renda një dite nga koronavirusi

Janë regjistruar 119 të vdekur nga koronavirusi të shtunën në Itali.

Italia ka regjistruar 119 raste të vdekjeve nga koronavirusi të shtunën, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile. Të shtunën, numri i rasteve të reja ishte 669.

Të premten ishin 130 vdekje e 652 raste të reja me koronavirus.

Numri total i vdekjeve në Itali nga koronavirusi tani është 32735, që e bën këtë vend evropian të tretin në botë me viktima nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.

Sa i përket rasteve të konfirmuara, Italia tani është e gjashta pas SHBA-së, Rusisë, Spanjës, Britanisë e Brazilit. Në Itali janë regjistruar gati 230 mijë raste me infeksion.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 57752.

Agjencia ka bërë të ditur se Italia ka testuar 2.164 milionë qytetarë.