Kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur nesër

Nesër do të jetë e mbyllur rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.

Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.