Konjufca thotë se LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria, do ta marrë PDK-në

Konjufca ka thënë se LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria, do ta marrë PDK-në.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se LDK-ja e Isa Mustafës do ta largojë AAK-në nga Qeveria.

Sipas tij LDK po synon ta marrë në qeveri PDK-në e Kadri Veselit, shkruan Reporteri.net.

“LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria dhe do ta marrë PDK-në, drejt së cilës partia e Isa Mustafës është afruar me dy hapa, sepse nuk kanë dashur të ofrohen direkt në fillim, për shkak të premtimeve që nuk bëjne koalicion me PDK-në”, ka deklaruar Konjufca në Kanal10, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa ka komentuar synimin e Ramush Haradinajt për president, Konjufca ka thënë se me këtë ai synon t’ia rrit pazarin vetës që ta marrë edhe ndonjë ministri më tepër.

Ai ka thënë se nëse Haradinaj betonizohet dhe nuk e lëshon pe, atëherë për të vazhduar qeveria Hoti duhet PDK-ja të futet në qeveri.