Kusari-Lila e krahason votimin e Qeverisë me suprimimin e autonomisë së Kosovës me 1989

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka krahasuar votimin e Qeverisë Hoti me atë të të vitin 1989, kur në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Deptuetja e Alternativës thotë se më 3 qershor Kuvendi i Kosovës vendosi që funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiqit.

Ky është statusi i Kusari-Lila:

Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit.