Lajmi i fundit: Dridhet nga një tërmet Tirana dhe Durrësi

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës.

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 21 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 39 km në veri-perëndim të Tiranës.