Manchester City gati të nis edhe një ofertë për yllin e Napolit

Manchester City gati të nis edhe një ofertë për yllin e skuadrës së Napolit.

Kalidou Koulibaly duket se nuk mund t’i shpëtojë Manchester Cityt.

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Lojtari vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Manchester City, me këta të fundit që janë gati të rrisin ofertën e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Manchester City po përgatit një ofertë të re – të fundit.

Oferta që së fundmi është refuzuar nga Napoli thuhet të ishte 66 milionë euro.

Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Manchester City për kartonin e senegalezit.