Mane lojtari i vitit në Premierligë

E zgjedhin tifozët, Mane, lojtari i vitit në Premierligë.

Ylli i Liverpool, Sadio Mane, ka fituar një betejë me anëtarin e Manchester City, Kevin De Bruyne.

Pasi De Bruynë u shpall lojtari i vitit nga Premierliga, radha ishte që një çmim të fitonte edhe Sadio Mane.

Mane është shpallur lojtari i viti i tifozëve në Premierligë.

Lojtari ndihmoi Liverpoolin që të fitonte titullin e parë në Premierligë pas 30 viteve pritje.

Mane ka qenë padyshim në mesin e më të mirëve te skuadra e tij, nëse jo më i miri.