Me 61 vota për, Kuvendi voton Avdullah Hotin për kryeministër

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar pë Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë, ku 61 prej tyre kanë votuar për, 24 kundër dhe një abstenim, përcjell ORAinfo.

Pjesë e qeverisë që do të drejtohet nga LDK do të jenë AAK, koalicioni Nisma – AKR, Lista Serbe dhe komunitetet pakicë.

Kundër kësaj Qeverie kanë votuar deputetët e PDK-së, ndërsa ata të lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë. /ORAinfo/