Mësohet se a po merr pjesë Vjosa Osmani në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së

Tashmë është mësuar nëse Vjosa Osmani po merr pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk po merr pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së.

Kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka thirrur sot kryesinë e LDK-së për të vendosur për emrat e ministrave të kësaj partie në Qeverinë Hoti.

Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, pritet të votohet nesër në ora 11:00.

LDK deri më tash ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe pritet të marrë mbështetjen edhe të partive të tjera joserbe.

Ndërkohë, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjidhja më e mirë në këtë moment do të ishte unifikimi i skenës politike rreth një figure apartiake në mënyrë që Qeveria e re të mos varet nga votat e Listës Serbe.

Ajo edhe njëherë ka përsëritur që sipas saj, zgjedhjet e reja do të legjitimonin institucionet e reja.