Milazim Krasniqi thotë se me Serbinë nuk do të ketë marrëveshje me njohje reciproke

Krasniqi thotë se Serbinë s’do të ketë marrëveshje me njohje reciproke.

Profesori Milazim Krasniqi është i bindur se dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë me njohje reciproke.

Në këtë mënyrë, sipas tij nuk do te ketë as marrëveshje të favorshme për Kosovën.

“Nuk ka kurrfarë shanse për marrëveshje me njohje reciproke. Nuk ka njohje reciproke, duhet me ju tregu shqiptarëve që ne duhet me jetu me një shtet armiqësor.

Nuk mund të ketë marrëveshje të favorshme për Kosovën”, thotë Krasniqi.

Sipas profesorit universitar gjithçka që mund të arrihet nga dialogu është ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi Serbia nuk është e interesuar për anëtarësim në BE.

Thotë se presioni i Rusisë është i madh mbi Beogradin zyrtar, andaj ata do të mbajnë raporte të mira me Rusinë dhe BE’në.

“Serbia nuk mundet me kalu kapitullin 35, do të mbërrij deri në një fazë të integrimit, do të mbajë raportet me Rusinë dhe Kinën dhe do të ruajë raportet e mira me BE-në’, thotë Krasniqi.

Ai tha se pa të drejtë Bashkimi Europian e trajton Kosovën si “etni” dhe jo si shtet.

Në gjithë këtë situatë, Krasniqi thotë se shpresa e Kosovës është te Uashingtoni.

Sipas tij, qeveria në vend nuk duhet të ketë prioritet dialogun, por fuqizimin e shtetit.

Thotë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa njohje nga Serbia dhe se fuqizimi i brendshëm është primar.