Nëse Lionel Messi largohet, Barcelonës duhet t’i ndërrohet emri?

Nëse Messi largohet, duhet t’ia ndërrojmë emrin Barcelonës.

Samuel Eto’o, ish futbollisti i Barcelonës, për TyC Sports ka folur për situatën në klubin katalunas pas debaklit nga Bayerni në Ligën e Kampionëve.

Eto’o ka komentuar edhe zërat për një largim të mundshëm të Lionel Messit.

“Messin e dua si djalin tim, e dua më të mirën për të. Barcelona është Messi dhe besoj se nëse Messi vendos të largohet, duhet të kërkojmë një emër të ri.

Jemi me fat që e kemi në Barcelonë lojtarin më të mirë në botë dhe të të gjitha kohëve. Duhet të bëjmë gjithçka që ai të përfundojë karrierën në Barcelonë”, u shpreh Eto’o.

Barça tashmë edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin, Quique Setién, derisa ka njoftuar se trajneri i ri do të ulet në stol brenda pak ditësh.

Në njëfarë mënyre edhe e ardhmja e Leos varet nga trajneri që do të emërojë Barcelona e që sipas të gjitha gjasave, siç raportojnë mediat në Spanjë, do të jetë legjenda, Ronald Koeman.