Nesër do të rihapen çerdhet në komunën e Obiliqit

Nesër rihapen çerdhet në Obiliq.

Nesër më 2 qershor do të hapen çerdhet në komunën e Obliqit.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e kryetarit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një komunikate, njofton Klan Kosova

Në komunikatë thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimin e Covid-19 duke bërë procesin e dezinfektimit të institucioneve publike në pesë faza.

“Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institiucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ”Rrita e Jonë“, ambientet e çerdhes janë të përgaditura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 Qershor 2020“, thuhet në komunikatë.