Presidenti Thaçi promovon vreshtat e Rahovecit, Gjuriqi i thotë se vera atje është produkt serb

Thaçi promovon vreshtat e Rahovecit, Gjuriqi i thotë se vera atje është produkt serb.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e nisi mëngjesin me një video në Facebook ku promovoi vreshtat e Rahovecit.

“Krenar me Toskanën kosovare. Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë”, shkruajti Thaçi sipër videos.

Ndaj këtij postimi të presidentit Thaçi ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,i cili pretendon se se vera e Rahovecit është produkt serb, shkruan Reporteri net.

“Vera nga vreshtat e Rahovecit shërbehej në oborret e Nemanjiq. Sipas traditës Car Dushani madje kishte një tubacion të verës të ndërtuar nga Hoça e Madhe në Prizren. Edhe sot serbët në zonën e Rahovecit, me dashuri për tokën e të parëve të tyre dhe duke festuar Shën Trifonin, prodhojnë verëra me cilësi të lartë. Krenar me rrushin më të mirë në Rahovec dhe Hoçën e Madhe, ku manastiri i Deçanit ka edhe një vresht dhe me mbështetjen e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë funksionon edhe disa kantina private. Metohija ishte dhe do të mbetet serbe”, ka shkruar Gjuriq.