Presidenti Thaçi shijon kafen në stanet e Prevallës

Thaçi shijon kafen në stanet e Prevallës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar këtë fundjavë në Prevallë. Atje ai ka treguar se është takuar me banorët e kësaj ane. Nga aty ai rrëfeu për mikpritje të përzemërt.

Ish-kryeministri ka publikuar fotografi ku shihet të ketë pirë kafenë i shoqëruar.

“Sot, në stanet e Prevallës, me Dedë Perkolën, Bafti Llugaxhiun dhe Shefqet Gashin. I falënderoj për kafen dhe mikpritjen e përzemërt. HTH’, shkroi Thaçi në Facebook.

Edhe ditën e djeshme Thaçi e ka kaluar në bjeshkë.

“Kur perëndimi i diellit të zë në Bjeshkët e Sharrit bukuria e maleve të tij bëhet edhe më mahnitëse. HTH’, kishte shkruar ai