Prizren: 12 policë të infektuar me koronavirus

12 policë të infektuar me koronavirus në Prizren.

Dymbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit janë infektuar me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tregoi që sot në këtë rajon, janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe vetëm 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Të tjerët sipas Osmanollajt të gjithë kanë rezultuar negativë.