Publikohet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe Listës Serbe

Kuvendi i Kosovës ka votua sot me shumicë votash Qeverinë Hoti.

Gjatë seancës Hoti tregoi edhe përbërjen e ekzekutivit që vjen si rezultat i marrëveshjeve të partive LDK-AAK-Nisma- Lista Serbe.

Por cila ishte marrëveshja e lidhur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe ku kjo e fundit do t`i mbajë tri pozita me Goran Rakiqin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiqin si ministër për Kthim dhe Komunitete.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin ekskluziv të ujdisë mes dy partive që mban firmat e Isa Mustafës dhe Goran Rakiqit.

Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë inicuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.

“Lista Serbe është pajtuar që të vendosë marrëdhënie të përbashkëta dhe t’i çojë përpara në nivelin qendror në mandatin e shtatë legjislativ”.

“LDK dhe Lista Serbe pajtohenqë çdo emërim dhe shkarkim që vjen nga radhët e anëtarëve të Listës Serbe mund të bëhet në koordinim dhe marrëveshje të të dyja palëve”.

Në marrëveshje përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij.