Rama Jep Lajmin E Madh: As Tatim Fitimi Dhe As TVSH Për…

Rama Jep Lajmin E Madh: As Tatim Fitimi Dhe As TVSH Për…
Rama Jep Lajmin E Madh: As Tatim Fitimi Dhe As TVSH Për…

Suksesi i eurobondit, duket se ka ndryshuar politikat ekonomiko-financiare në vend.Kryeministri Edi Rama, sapo bëri me dije në një konferencë për mediat se biznesi i vogël nuk do paguajë as tatim fitim dhe as TVSH.E gjitha kjo tha Rama nuk është pjesë e programit elektoral por do bëhet zyrtare, me ligj në Parlament dhe projektligji do i shkojë Kuvendit në këtë sesion parlamentar, para se Kuvendi të mbyllë punimet.

“Do e mbyll duke thënë këtë dhe do ju lutesha të na ndihmonit t’ua përcillnim atyre që sot kanë dalë nga një situatë e vështirë, atyre që janë punëkrijues, njerëzit më shembullorë sipas meje të Shqipërisë që duam ne, që është një vend i vështirë të gjesh punën që do por kush do të jetojë me punë, e krijon punën, biznesi i vogël.

Tani, cfarë do thoshim ne dhe përtej asaj që do thoshim, cfarë do mendonim e, sa shumë e ngatërruar do ishte nëse dje do kishim dalë sic doli Shqipëria, para se ne të merrnim qeverinë, nga një proces eurobondi, me brinjët e ngjitura dhe mushkritë të asfiksuara?Nuk do bënim ato që kemi planifikuar me Shqipërinë 2030.