Reagon Posta e Kosovës: Nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit

Sot në media është raportuar se një punëtor i Postës së Kosovës i moshës 54-vjeçare, është gjendur pa shenja jete në objektin qendror të Postës në Prishtinë.

Në lidhje më këtë ka reaguar Posta e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se në ndërmarrjen e publike Posta e Kosovës nuk ka pasur rast të vdekjeve, siç është raportuar sot në media.

“Sqarojmë mediat dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media”, thuhet në reagimin e Postës së Kosovës.