Rexhep Seilimi tregon se a do të shkojnë deputetët e VV-së në Kuvend

A do të shkojnë deputetët e VV-së në Kuvend? Flet Rexhep Selimi.

Grupi Parlamentar më i madh në Kuvend, ai i Vetëvendosjes, ende nuk e kanë vendosur nëse do të merr pjesë në seancën ku pritet votimi i Qeverisë Hoti.

Rexhep Selimi tha për klankosova.tv se janë duke diskutuar për vendimin që do ta marrin.

“Jemi duke diskutuar momentalisht”, tha shkurt Selimi.

Ndërkaq, deri më tani nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci, ka thënë për klankosova.tv se nuk do të drejtojë seancën e sotme nëse refuzon kryeparlamentarja Vjosa Osmani.