Rihapja e kufijve: Këto janë kushtet që duhet të plotësohen për të hyrë në Kosovë

Nga 1 qershori, Kosova ka rihapur kufijtë tokësorë.

Por, për të hyrë në Kosovë duhet plotësuar disa kushte.

Ata që mësyjnë në shtetin e ri evropian, duhet ti nënshtrohen disa kontrolleve, asaj mjekësore dhe policore për dhënien e informacioneve të detajuara.

Më pas qytetarët që nuk kanë rezultatin e testit për Covid-19 jo më te vjetër se 4 ditë do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit, njofton Klan Kosova.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të mbikëqyrë vetëm rastet e dyshuara.