Rrëzohet aeroplani, mbi 100 pasagjerë ishin në bord

Rrëzohet aeroplani pakistanez me më shumë se 100 pasagjerë në bord.

Një aeroplan pakistanez është rrëzuar në qytetin Karachi të Pakistanit.

Autoritetet kanë njoftuar se aeroplani që po transportonte rreth 99 pasagjerë dhe tetë ekuipazhe, ishte duke fluturuar nga Lahore për në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në fotografitë që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, mund të shihet tymi duke dalë nga vendi i përplasjes.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.