Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë, raste aktive janë afro 4 mijë

Afro 4 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë, rritet numri i të shëruarve.

Numri i të shëruarve nga Covid-19 është rritur dukshëm ditëve të fundit në vendin tonë, vetë gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar 152 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 7 mijë e 343.

Edhe numri i rasteve aktive me Covid-19 vazhdon të mbetet i madh, aktualisht janë edhe 3 mijë e 792 raste.

Deri me tani në vendin tonë janë 11 mijë e 545 raste nga 44 mijë 433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar sot IKSHPK-ja.

Aktualisht numrin me të madh të rasteve me Covid-19 e ka komuna e Prishtinës me mbi 3 mijë raste e pasuar nga Ferizaj dhe Gjilani.