Selimi e konfirmon: Qëndrimet e Vjosa Osmanit janë në përputhje me ato të Vetëvendosjes

Rexhep Selimi: Qëndrimet e Vjosa Osmanit janë në përputhje me ato të Vetëvendosjes

Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë së re, në krye me Avdullah Hotin.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë që vendimin për pjesëmarrje ose jo në këtë senacë, do ta marrin sot.

“Konsiderojmë që ashtu siç ishte dekreti jokushtetues i Thaçit, për nominimin e subjektit jo fitues për mandatar të Qeverisë, poashtu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të këtij dekreti është i padrejtë”.

Selimi ka thënë që kushdo që përjashton protestën në raste të tilla, sipas tij bën gabim.

“Ne nuk i përjashtojmë protestat edhe pse për të premten ne nuk jemi organizatorët, nuk i kemi thirrë këto protesta”.

Selimi ka vlerësuar se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qëndrime të cilat janë të ngjashme me ato të Vetëvendosjes.

“Qëndrimet e Osmanit janë në përputhje me VV-në, pra këto qëndrime janë më shumë në përputhje me votuesit e LDK-së, që kanë besuar në ndryshim”.

“Osmani po mban jo vetëm qëndrim të njëjtë me VV-në, po mbi të gjitha qëndrim të njëjtë me votuesit e saj, që dikur e kanë votuar LDK”.

Sipas Selimit, tash atij i besimit i ka mbetur besnik nga LDK-ja, vetëm Vjosa Osmani dhe disa partnerë të saj.