Selimi flet pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes

Rexhep Selimi deklarohet pasi përfundon mbledhja e kryesisë së VV’së.

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e kryesisë. Kjo mbledhje u mbajt një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Rexhep Selimi, tha se qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe.

“Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që nuk varej nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Selimi.

“LDK, AAK dhe Nisma po duan ta bëjnë një qeveri duke u varur sërisht nga votat e Listës Serbe. Ndërkohë që dialogu Kosovë-Serbi do të varet nga votat e Listes Serbe”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu tha se “Po rikthehet situata ku Lista Serbe ëshë determinuese në zhvillimet në Kosovë”.

Tutje, Selimi tregoi edhe arsyen pse është organizuar peticion lidhur me këtë cështje.

“Fitorja e VV’së po tentohet të grabitet në mënyrë joligjore, andaj edhe është organizuar peticion”, shtoi Selimi.