Shqiptarët më të dëbuarit nga Gjermania

Ia shohin sherrin Ligjit të Ri, shqiptarët më të dëbuarit nga Gjermania.

Gjatë dy viteve të fundit shqiptarët kryesojnë listën e shtetasve të dëbuar nga Gjermania pasi ju është refuzuar statusi i azilit.

Gjermania ka një ligj të ri për dëbimet që e bën më të thjeshtë punën për autoritetet, por siç raportojnë mediat gjermane procesi është ndikuar nga pandemia dhe mungesa e bashkëpunimit nga vendet pritëse.

Shqiptarët kryesojnë listën e shtetasve të dëbuar nga Gjermania dy vitet e fundit.

Agjencia e lajmeve DPA që u referohet burimeve të Ministrisë së Brendshme, raporton se nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 janë dëbuar gjithsej nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi.

1000 persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i agjencisë gjermane të lajmeve nuk specifikon sa shtetas shqiptarë janë dëbuar nga Gjermania, që pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që e bën më të lehtë dëbimin.

Autoritetet shqiptare u kanë kujtuar shesh herë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e udhëtimit në zonën Shengen dhe të mos aplikojnë për azil, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt dhe përfitimi i azilit për arsye ekonomike është i pamundur.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon, se hyrja në fuqi e ligjit për kthimin e rregulluar të refugjatëve e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi nuk solli rritjen e numrit të dëbimeve nga vendi.

Procesi i riatdhesimit u ndikua veçanërisht nga pandemia e koronavirusit.

Megjithatë sipas ministrisë “është ende herët të flitet për efikasitetin e ligjit”.

Me shpërthimin e pandemisë së Coronavurist në mars ra edhe numri i qytetarëve të dëbuar nga Gjermania. Në prill për shembull pati 28 riatdhesime, ndërsa në korrik 787 vetë.

Për shkak të pandemisë krahasimi mund të bëhet në rastin më të mirë me gjashtë muajt e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, thotë agjencia DPA.

Problem në procesin e dëbimit është mungesa e bashkëpunimit të vendit pritës.

Ky nuk është rasti i Shqipërisë, që është treguar plotësisht bashkëpunuese, por i Sirinë që prej vitesh ndodhet në luftë civile.

Rregulloret e reja në fuqi duhet ta lehtësonin dëbimin nga Gjermania.

Ato parashikojnë ndër të tjera më shumë mundësi për mbajtjen në paraburgim para dëbimit.

Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënohen edhe me sanksione të ndryshme.