Studimi më i ri zbulon se Ibuprofen nuk rrit rrezikun e vdekjes nga COVID-19

Një studim i ri i kryer gjatë pikut të madh të rasteve të pranimit në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar nga COVID-19 ka zbuluar se përdorimi i rregullt i qetësuesve të dhimbjeve, përfshirë ibuprofen, naproxen dhe diklofenak, nuk rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja.

Ky studim është i pari që raporton mbi barnat antiinflamatore rutinore jo-steroidale (NSAIDs) dhe ndikimin e tyre në pacientët e shtruar me COVID-19 në tetë spitale në Mbretërinë e Bashkuar shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur shumë spekulime për përdorimin e barnave NSAIDs, të cilat zakonisht përdoren për dhimbje dhe inflamacion, përfshirë ibuprofen, naproksen dhe diklofenak, dhe rolin e tyre të mundshëm në rezultatet negative për pacientët.

Në fazat e hershme të krizës, një numër i autoriteteve evropiane, përfshirë ato në Francë dhe Belgjikë, lëshuan raporte federale duke sugjeruar se përdorimi i NSAIDs në infeksionin COVID-19 mund të ndikojë negativisht në kursin klinik dhe shërimin e pacientëve.

Udhëzimet në Mbretërinë e Bashkuar përmes Komisionit që lejon administrimin e barnave në vend deklaruan se nuk ka prova të mjaftueshme për të vendosur një lidhje midis përdorimit të ibuprofenit dhe ndjeshmërisë ndaj infektimit të COVID-19 ose përkeqësimit të simptomave të tij.

“Ka shumë spekulime në lidhje me rolin e mundshëm të barnave antiinflamatore jo-steroidale (NSAIDs), të cilat rrisin aktivizmin e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) që vepron si receptor dhe portë hyrjes për COVID-19 tha profesor Phyo Myint nga Universiteti i Aberdeen-it.

Studiuesit vlerësuan rezultatet për më shumë se 1.200 pacientë të pranuar në tetë spitale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk gjetën prova të qarta që përdorimi rutinë i NSAIDs ishte i shoqëruar me vdekshmëri më të lartë COVID-19.

Prej tyre, 54 (4.4%) ishin të përshkruara në mënyrë rutinore barnat antiinflamatore NSAID para pranimit dhe ekipi shikoi numrin, llojin dhe dozën e barit anti-inflamator që secili pacient po e merrte para pranimit.

Dr. Eilidh Bruce, i cili drejtoi studimin tha se: “Gjetjet tona nuk tregojnë ndonjë efekt të rëndësishëm negativ të përdorimit rutinorë të barnave antiinflamatore në vdekshmërinë tek pacientët me infeksion COVID-19”.