Vala e dytë të koronavirusit? Maqedonia e Veriut po përgatitet

Maqedonia e Veriut po përgatitet për valën e dytë të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, ka njoftuar se në vend kanë filluar përgatitjet për mundësinë e valës së dytë të koronavirusit në shtator.

Ai po ashtu është shprehur se në rastin më të rëndë nëse do të ketë shtim të rasteve të infeksionit mendohet edhe kthimi i orës policore, mbyllja e objekteve gastronomike ,mbyllja e shkollave dhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve.

Filipçe bëri thirrje për kujdes duke thënë se edhe gripi sezonal do ta shtojë fluksin e pacienteve nëpër qendrat spitalore të vendit, shkruan ALSAT-M.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të prekura nga pandemia COVID-19 në rajonin e Ballkanit, me mbi 12 mijë raste të konfirmuara pozitive me koronavirus,dhe me mbi 500 raste të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë..